Sharri Plast është një kompani e specializuar në prodhimin dhe instalimin e sistemeve moderne të PVC dyerve, roletave dhe xhamit, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe funksionale për ambiente rezidenciale dhe komerciale.
Me një përvojë që daton që nga viti 2006, ne kemi ndërtuar gradualisht ekspertizën tonë në industri, ndërsa në vitin 2016 kompania u formalizua dhe u themelua zyrtarisht si Sharri Plast.
Që nga atëherë, kemi zhvilluar një reputacion të bazuar në cilësi, korrektësi dhe përkushtim ndaj çdo projekti. Ofrojmë shërbimet tona jo vetëm në tregun lokal, por edhe për klientë ndërkombëtarë.